Në vitet e 90-ta, në kohen e ndryshimeve të mëdha historike, në kohen e kthesave të mëdha, padyshim emri me i përfolur në familjet Kosovare ishte Prof. Hajrullah Gorani!
Shkruan: Fitim GUDA
Në ato kohë të turbullta, të ndejave të gjata mbas darke, tema e cila dominonte ishte se si do të mbijetonin familjet pas rekomandimit të profës, për mos pranimin e masave të dhunshme, e rrjedhimisht largimit nga vendet e punës!
Sa do të zgjaste kjo situatë ishte pyetja më e shpeshtë!
I strukur në qoshe të dhomës, i dëgjoja të rritur se si flisnin për problemet e kohës, për hallet dhe sfidat që na presin!
Në sytë e një fëmije prof. Hajrullah Gorani ishte figura me e urryer e kohës!
Me logjiken e një fëmije shpesh pyetja veten, se kush ishte ky njeri, pse duhet degjuar këtë njeri, kush e kishte dërguar këtë njeri!
Edhe në fakultet kisha një ndjenje refuzimi për profën, sidomos kur fliste me endje për tranzicionin e sistemeve, edhe pse e kisha kuptuar kontekstin historike!
Me kalimin e kohës e kuptova që profa ishte duke luftuar për një kauzë të shenjtë dhe se me gjithë qenien e vetë ishte vendosur në shërbim te atdheut!
Pusho në paqe, prof i dashur!