Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Mustafa ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe përveç plogështisë nuk ka ndonjë simptomë tjetër.
Ai ka thënë se ditëve në vijim do të qëndrojë i izoluar.
Mustafa po ashtu ka njoftuar se anëtarët e tjerë të familjes së tij nuk janë të infektuar.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur.
Ditet në vijim to të jem i izoluar.
Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal! IM”, ka shkruar Mustafa.