Masat kufizuese anti – Covid që janë ndërmarr sot nga qeveria e Kosovës.
1. Maskat janë obligative me të dalur nga shtëpia ose banesa.
2. Orari i qarkullimit për Gjilanin dhe disa komuna të tjera fillon nga ora 05:00h – 21:00h.
3. Mbyllen çerdhet private dhe publike!
4. Nuk lejohen aktivitetet kulturore sportive e rekreative në hapësira të mbyllura, ( gym-at) etj.
5. Mbyllen Tregjet e kafsheve dhe automjeteve
6. Pezullohen ceremonitë fetare!
7. Ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave në sheshet publike dhe parqe!
8. Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin vetëm në mëngjes nga ora 05:00h-10:00h dhe nga ora 18:00h-21:00h.
Pa panik por me kujdes, mbaj distanc, pastro duart, vendos maskën, bashkërishtë ja dalim!