Në komunën e Gjilanit nga mostra të marra janë konfirmuar 2 raste të reja me Covid-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se nga testimet e bëra sot kanë rezultuar 119 raste pozitive me coronavirus dhe 92 të shëruar.
Njoftimi nga IKSHPK:
Rastet e konfirmuara pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 63, Gjakovë 12, Drenas 6, Fushë Kosovë 5, Pejë 5, Podujevë 5, Skendraj 3, Ferizaj 2, Deçan 2, Gjilan 2, Istaog 2, Kaçanik 2, Lipjan 2, Vushtrri 2, Obiliq 2 dhe nga 1 rast në Kamenicë, Kllokot, Mitrovicë dhe Rahovec.