Komisioni për Delegimin e Gjyqtarëve tashmë ka caktuar arbitrat të cilët do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së 31-të në elitën e futbollit kosovar.
‘Bilbili’ kryesor për ta gjykuar ndeshjen e sezonit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit i është besuar gjyqtarit nga Vushtrria, Dardan Çaka, i cili do të shoqërohet nga dy asistentët e FIFA-s, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtarë i katërt, ndërkohë, Selim Isufi dhe Alban Shala do të jenë gjyqtarë prapa portave.
Kjo do të jetë hera e dytë për Çakën që do të ndajë drejtësinë në derbin ndërmjet këtyre dy skuadrave, derisa një gjë të tillë e kishte bërë edhe edicionin e kaluar, teksa këto dy skuadra u takuan në kryeqytet, në sfidën e cila përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.