Padyshim vëmendja e gjithë adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në derbin e qytetit të Gjilanit, ku Drita dhe Gjilani do të luhet pa pranin e tifozëve shkruan Radio Star.
Stadiumi i qytetit në Gjilan pritet të jetë i zbrazët, ku jemi mësuar si gjithnjë nga ‘Skifterat’ dhe ‘Intelektualët’ që gjithmonë të jetë i mbushur dhe me atmosferë të zjarrtë.
Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim pas rezultateve të mirë në këtë edicion, pasi aktualisht Drita zë pozitën e parë në tabelë me 65 pikë, ndërsa Gjilani është në pozitë e tretë me 61 pikë, se kujt do ti takojë ky derbi pritet të shihet në orën 17:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan./RadioStar/