Shkruan: Burhan Isufi
Kur e pash një shkrim të Fitim Gudes u binda se, rrena sillet e pështillet napër Kosovë e kur të vjen në seli të LDK-së në Gjilan thotë “Home sweet home”
Për ata që kan harruar, po ja përkujtoj se:
Me 9 Maj te vitit 2019 ne Sarajevë gjatë mbledhjes vjetore të forumit biznesor të BERZH-it, Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti dhe ish Ministri i Financave i Kosovës, Bedri Hamza nënshkruan një marrëveshje për një hua prej 10 milionë eurosh për kompaninë rajonale të ujësjellësit Hidromorava – ndërmarrje shtetërore e shërbimeve publike.
Projekti do të përfshijë ndërtimin e një impianti të ri të trajtimit të ujërave të zeza si dhe rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza në Gjilan dhe komunitetet fqinje. Projekti do të bashkë-financohet me një kredi sovrane të Bankës Evropiane të Investimeve deri në 10 milionë euro.
Një grant i BE-së nga Korniza e Investimeve në Ballkanin Perëndimor (ËBIF) do të mbështesë përgatitjen dhe zbatimin e projektit.
E Fitim Guda asambleist me përgjegjësi publike, publikisht ja detikon këtë meritë Lutës, a LDK-së në kuvend i duhen votat e opozitës për ratifikimin e marrëveshjes.
Uhh bre,sa poshtë ju ka ra katuni.