Vendosni Kosovën në hartë” është fushata që ka nisur online ndaj kompanisë Apple.
Kësaj i është bashkuar dhe kryetarja e kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani e cila shkruan në twitter:
I dashur Apple. Më datë 21 prill ju keni bërë një deklaratë zyrtare duke informuar se shumë nga shërbimet tuaja më të dashura tanimë do të ishin në dispozicion në 20 vende të tjera, ndër të cilat keni përfshirë dhe Kosovën. Në mars, ju keni bërë Dua Lipan, superstarin nga Kosova, kopertinë në Pop Listën në “Apple Music”.
Shumë prej aplikacioneve tuaja në App Store përdoren masivisht në Kosovë pasi ju i keni bërë të disponueshme këtu.
Apple, Kosova është qartë pjesë e botës suaj. Le të sigurohemi që ta shohim shpejt atë edhe në hartën tuaj.