Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri sot ishte prezent në ndeshjen mes Ballkanit dhe Dritës, Haziri pas sukseseve të dy ekipeve gjilanas përmes një shkrimi në facebook, ka uruar Dritën për titullin kampion, kurse skuadrën e Sc Gjilanit e ka uruar për sigurimin e pjesëmarrjen në garat europiane.
Postimi i plotë:
#Drita kampion, #Gjilani nënkampion. Dy gjigantët e qytetit do ta pushtojnë Europën.
Urime titullin e kampionit së Superligës lojtarëve të Dritës, kryesisë, Intelektualëve dhe presidentëve të klubit, z. Flamur Bunjaku e z. Valon Murseli.
Urime, po ashtu, lojtarëve të SC Gjilanit, kryesisë, Skifterave dhe presidentit të klubit, z. Florim Zuka, për sigurimin e pjesëmarrjes në
garat europiane.
Përshëndetje nga Kryeqytetit i Sportit!