Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka numëruar masat e reja që ka ndërmarrë qeveria në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në mesin e këtyre masave është edhe ajo për të moshuarit.
“Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00”, thuhet në një nga pikat e këtij postimi në kuadër të masave.
Masat e reja të Qeverisë për mbrojtje nga #COVID19
? Ndalohet pjesëmarrja fizike e qytetarëve në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare
? Ndalohet veprimtaria e tregjeve publike të automjeteve dhe të kafshëve
? Ndalohen të gjitha tubimet publike, ahengjet familjare private
? Ndalohen veprimtaritë rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura
Lejohen vetëm fitneset, pishinat e mbyllura dhe sportet individuale
? Autobusët, kombit, taksitë punojnë me 50% të kapaciteteve
? Reduktim stafi në institucione
? Çerdhet publike dhe private lejohen pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga Komunat
? Gastronomia nuk punon nga ora 22:30-05:00. Jashtë këtij intervali vetëm në hapësira të hapura me distancë 2 m mes tavolinave, si dhe shërbimi merre me vete
? Qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike mund të dalin jashtë në mjedise publike vetëm prej orës 05:00-10:00 dhe prej 18:00-21:00.
? Testi për Covid-19 (RT-PCR) me shtetet e rajonit vetëm sipas reciprocitetit