Shkruajn: Prof. Burim Berisha & Prof. Burhan Rexhepi
Ekonomia nuk zbutet me lehtësimin e masave qarkulluese në gjendjen në të cilën jemi, ku siç po shihet, këtë vit nuk do të kemi bashkëqytetarë që do të vijnë nga vendet e perëndimit për kalimin e pushimeve në Kosovë.
Ekonomia Kosovare në këtë kohë Pandemie, kërkon trajtim tjetër, ku përgjegjësi duhet të kërkohet jo vetëm prej qeverisë, por kryesisht prej parlamentit, në përshpejtimin e ligjeve të reja dhe ndryshimit të ligjeve, që ndikojnë në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vendin tonë në kohën e pandemisë, jo dhurimi i çelsave dhe dorëzimi i arkave fiskale që nuk është zgjidhje si p.sh:
1) Lejimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve në këtë situatë pandemie nuk e rimëkëmbë ekonominë;
2) Lejimi i lëvizjës së lirë të qytetarëve nuk e ulë papunësinë
3) Lejimi i lëvizjës së lirë të qytetarëve në këtë kohë, pa respektimin e masave vetëm e shton infektimin me Covid-19.
Bisneset dhe odat e tyre duhet të kërkojnë nga qeveria dhe grupet parlamentare:
1. Uljen e të gjitha tatimeve në Kosovë për 2 vitet e ardhshme IS, IL, QS, QL, TVSH, WM, WR, CM
2. Zbritjen e TVSH-së prej 18% në 8 %, për 2 vitet e ardhshme;
3. Zbritjen e Tatimit në Fitim prej 10% në 5%, për 2 vitet e ardhshme;
4. Zbritjen e Doganës prej 10% në 8%, për 2 vitet e ardhshme;
5. Zbritja e Sigurimit të Automjeteve për 20%, të kthehet në gjendjen e mëparshme për 3 vitet e ardhshme;
6. Rritja e pragut për të hyrë në TVSH prej 30.000 euro qarkullim vjetor, të kthehet në 50.000 euro për 3 vitet e ardhshme;
7. Zbritjen e tatimit në qarkullim për shërbimet dhe Artizanatet prej 9% në 5%, për 3 vitet e ardhshme;
8. Tërheqjen e mjeteve të Trustit prej 10% deri 20%
9. Zvogëlimin e moshës së pensionimit nga 65 vite në 60 vite, për 5 vitet e ardhshme (Mundësi e mirë e punësimit për të rinjtë)
10. Të heqen intereset dhe ndëshkimet tatimore për gjitha bizneset, për 2 vitet e ardhshme;
11. Krijimi i fondit komunal për rimëkëmbje ekonomike dhe stabilitet (Me mjete nga Buxheti i Kosovës dhe kreditë ndërkombëtare), sipas kërkesave të bizneseve në nevojë;
12. Subvencionimi i arkave fiskale për bizneset e reja nga Fondi Komunal për rimëkëmbje ekonomike dhe stabilitet;
13. Subvencionimin e mirëmbajtjes vjetore të arkave fiskale nga Fondi Komunal për rimëkëmbje ekonomike dhe stabilitet/Qeveria
14. Subvencionimi i normave të interesit për bizneset nga 01.09.2020 deri me 01.06.2021 nga fondi komunal për rimëkëmbie dhe stabilitet
15. Stimulimi i bizneseve me grante – (Për çdo biznes që bën kërkesë dhe i plotëson kushtet, vlera e grantit të jetë nga 2000 euro deri 5000 euro, në paisje dhe vlerë monetare)
16. Pagimin e pagave të punëtorëve deri me 31.12.2020 të gjithë atyre bizneseve që kanë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve për paga(Sipas gjendjes në terren dhe informatave nga inspekcioni)
17. Mbulimin e shpenzimeve të qirasë për 50% deri me 31.12.2020, të gjitha bizneseve që janë me qira (Përveq atyre që marrin edhe qira), sipas gjendjes së tyre të paraqitur dhe të vërtetuar nga inspekcioni;
18. Ofrimin e hapësirave publike(që i kanë në shfrytëzim deri më tani) pa pagesë për vitin 2020 dhe 2021 për të gjitha bizneset
19. Shtyrjen e deklarimeve në K.K.R.F të raporteve të bizneseve deri ne vitin 2022.