Kutitë e ankesave tashmë ekzistojnë nëpër shkolla, por nuk janë në funksion. Për vendosjen e kutive ka marrë vendim Ministri Bytyqi, prej rastit të fundit që ndodhi në Drenas.
Por këto kuti edhe pse janë vendosur nëpër shkolla procedurat e hapjes asnjëherë nuk është bërë me komisione dhe nuk është dhënë llogari në DKA.
Syri Vizion në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit kanë vendosur që të formulojnë një rregullore për komuna për hapjen e kutive të ankesave.
Kjo rregullore ka kaluar në Komitetin e Arsimit ku është perkrahë unanimisht pastaj ka ardhur sot në Kuvend ku edhe është votuar.
Në fillim jemi te vetëdijshem që nuk do të ketë sinqeritet nga nxënësit. Bashkëpunimi me prindër dhe vetëdijsimi i nxënësëve do të na ndihmojë në evitimin e ketyre pengesave .
Mendojë se kutitë e ankesave nuk do të ndikojnë drejtëpërdrejtë në cilësinë në arsim por do ta ndihmojnë atë. Në këto aspekte:
· Do të evitohen abuzimet psiqike dhe fizike.
· Do te evitohen abuzimet në mes moshatarve pasi që e dijmë se çfarë diverziteti social kemi nëpër klasa.
Me një fjalë shumë do të diciplinohen të gjithë. Shpresojmë që tani e tutje këto kuti të jenë funksionale në shkollat e qytetit.