Në komunën e Gjilanit nga mostra të marra janë konfirmuar 18 raste të reja me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive.
Njoftimi nga IKSHPK:
Rastet pozitive janë nga:
komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok.