KH Zhegra falë kontributit të kryesisë së klubit, angazhimit të madhë të lojtarëve dhe ndihmës financiare të mërgimtarëve dhe ndihmës modeste të komunës është shpallur Kampion I Ligës së parë ku vlenë të theksohet se nga të gjitha ndeshjet e zhvilluara ka vetëm një barazim dhe asnjë humbje dhe kësisoji me meritë edicionin e ri të garave do të garojë ne Superligë.
KH Zhegra ka filluar me mobilizimin e skuadrës dhe shumë shpejt do fillojë edhe me pregaditjet për ediconin e ri dhe njëherit ka rikthyer 3 hendbollistë të cilët do t’iu bashkohen ekipit dhe ata janë : Alban Haziri, Adonit Isufi dhe Gëzim Misini.
Lojtarët e KH Zhegres kanë shfaqur optimizëm, vullnet dhe dëshirë të madhe që sa më shpejtë të fillojë kampionati ku me mund dhe angazhim pretendon të jetë në top 4 ekipet më të mira në edicionin e ardhshëm dhe pse jo të shpresohet edhe për gara ndërkombëtare
.
Për ti arritur këto objektiva dhe për ti realizuar qëllimet e kryesisë dhe lojtarëve KH Zhegra ka nevojë për ndihmë financiare andaj ftojmë të gjithë sportëdashësit, mërgimtarët dhe bizneset që ti dalin në ndihmë KH Zhegres sa I përket mjeteve financiare pasi gjendja është e vështirë ku mund të na pamundësohet edhe zhvillimi I garave në mënyrë të rregulltë.
Shpresojme që fillimisht situata me pandeminë COVID-19 të qetësohet dhe gjithqka të iu kthehet normalitetit.