FC Drita ka humbur dy futbollistë për duelin e parë të fazës parakualifikuese në Ligën e Kampionëve ndaj, Inter Escaldes, raporton Gazetasheshi.com.
Mbrojtësi Fidan Gërbeshi ka rezultuar pozitiv në testin për “COVID-19” në bërë në Nyon të Zvicrës, ndërkohë që Bujar Shabani për shkak të kontakteve me të është vetëizoluar.
Informacioni është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit gjilanas, që ka bërë të ditur se Gërbeshi dhe Shabani do të jenë jashtë aksionit për këtë ndeshje dhe me shumë mundësi për ndeshjen e radhës, në rast të kalimit të turit.
Klubi gjilanas kishte patur jo pak telashe edhe në prag të nisjes për në Zvicrës, derisa ishin ritestuar disa futbollistë.
Takimi do të nis nga ora 18:00, derisa tashmë dy trajnerët kanë hedhur në fushën e lojës formacionet titullare.
Komunikata e plotë:
Per fatin tone te keq mungojne: Fidan Gerbeshi i cili ne testimin e fundit ka rezultuar pozitiv dhe Bujar Shabani i cili ka rezultuar Negativ, por per shkak te kontaktit me Fidanin, eshte kerkuar nga Uefa qe te vetizolohet.
#RoadtotheChampionsLeague
#KrenariaeQytetit
FC DRITA⚪️?