Në pikën kufitare me Shqipërinë në Vermicë, mëngjesin e së hënës janë krijuar kolona të gjata të veturave.
Kosovarët edhe në këtë fillimjavë ia kanë mësyrë bregdetit shqiptar.
Në fotografitë e siguruara nga Ekonomia Online shihet se kolona janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrje-daljeve.
Shtimi i rasteve me koronavirus në të dy vendet nuk ka zbehur aspak dëshirën e kosovarëve për të udhëtuar dhe pushuar në Shqipëri.