Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka deklaruar se herët apo vonë pastërtia e luftës së UÇK-së do të lahet me drejtësi.
Haziri ka thënë se është hera e tretë që po provohet te vendoset drejtësia në Kosovë dhe shpreson se kësaj radhe do të mbyllet.
“Unë jam njëri nga ata që besoj se pastërtia e luftës, do të lahet me drejtësi herët apo vonë dhe kjo nuk lidhet me emër të përveçëm. Në rastin tonë, para drejtësisë po nxjerrët një proces me një individ të caktuar, ashtu siç po e potencon gjykata, por nëse e sheh brendësinë, atëherë po del një ekip. Është hera e tretë që po provohet me u vendos drejtësia në Kosovë dhe shpresojmë që po mbyllet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.