Për regjistrim në klasën e X-të ,për vitin shkollor 2020-2021, Shkolla e Mesme e Agrobiznesit dheTeknologjisë”Arbëria”në Gjilan, ka të hapura dhjetë drejtime:
1.Teknologji ushqimore
2.Teknologji ushqimore/përpunues i qumështit
3.Teknologji ushqimore/përpunuesi mishit
4.Kuzhinieri
5.Agrobiznes
6.Pemëtari- Vreshtari
7.Mbrojtja e bimëve
8.Blegtori
9.Hortikulturë
10.Laboranti i biologjisë
Përparësi e shkollës ARBËRIA është se posedon të gjitha kushtet për t’u ofruar nxënësve mësimin teorik dhe praktik, duke pasur në dispozicion: laboratorët, kabinetin e kompjuterëve, kuzhinën trajnuese, serrat, pemishten dhe fermën. Po ashtu shkolla shfrytëzon edhe marrëveshjet që ka me ndërmarrjet, ku nxënësit, nën mbikëqyrjen e mësimdhënësve dërgohen për t’i realizuar orët e praktikës ku edhe njihen më për së afërmi me metodën e punës prodhuese.
Bota dhe nevojat e punës pondryshojnë gjatë gjithë kohës. Për të planifikuar karrierën tuaj dhe për të marrë një frymëzim, mund të hidhni një vështrim në drejtimet me përshkrime të shkurtra për aktivitetet e profesionit. Bëje zgjedhjen vet, që të jesh i suksesshëm!
TEKNOLOGJIA USHQIMORE
Nxënësit që zgjedhin drejtimin Teknologji ushqimore ose njërin nga profilet e saj: Përpunues mishi dhe Përpunues i qumështit, aftësohen që me metoda dhe mjete moderne të realizojnë : pranimin, përfitimin, ruajtjen dhe transportin e lëndës së parë me prejardhje bimore dhe shtazore, të përcaktojnë sasinë e substancave, të bëj analizat mikrobiologjike, të vlerësoj higjienën e produkteve, të bëj matjen e vlerës së PH-së në mostrat e tretësirave, të përcaktoj yndyrna te ndryshme me metodën e ektraktimit, të përpunoj dhe të ruaj prodhimet, të kontrolloj cilësinë e prodhimit etj.
KUZHINIERI
Nxënësit që zgjedhin drejtimin Kuzhinieri në mënyrë profesionale fitojnë kompetenca dhe bëhen të aftë të përgatitin dhe gatuajnë ushqime të llojeve të ndryshme, të kryejnë punë administrative në kuzhinë, të llogarisin koston e ushqimit në bazë të normativit, të përdor në mënyrë të pavarur literaturën me qëllim të ngritjes profesionale etj
AGROBIZNESI
Drejtimi i Agrobiznesit në mënyrë profesionale aftëson nxënësit për: sigurinë në punë, mbrojtjen e mjedisit, përcaktimin e mostrave të tokës, kultivimin e kulturave bujqësore në ambiente te hapura, përdorimin e pajisjeve dhe mjeteve agroteknike, kultivimin e perimeve ne sera, kultivimin e pemëve frutore, grumbullimin dhe ruajtjen e prodhimeve bujqësore, në hartimin e ofertës dhe kërkesës, në evidentimin e blerjeve dhe shitjeve, menaxhimin e projekteve, përmirësimin e aktiviteteve të agrobiznesit, përpilimin e bilancit fillestar etj.
PEMTARI-VRESHTARI
Nxënësit e këtij drejtimi aftësohen në zhvillimin e llojeve bimore si dhe kultivarëve dhe hibrideve ekzistuese që kultivohen në sipërfaqe të mëdha apo të vogla si në pemishte dhe vreshta, që janë aktuale dhe shumë të kërkuara në tregun e Kosovës. Kjo ju mundëson nxënësve të punësohet në ndërmarrje prodhuese bujqësore, por edhe në ferma të vogla dhe serra. Njëkohësisht ata mund të vetëpunësohen në sektorin e prodhimit bimor.
MBROJTJA E BIMËVE
Në këtë drejtim nxënësi aftësohe për hulumtimin e sipërfaqeve tokësore dhe vlerave të tyre prodhuese,nëmarrjen e mostrave në terren, ruajtja e plehrave mineral dhe të stallës si dhe përdorimin e tyre në të ushqyerit e bimëve. Po ashtu edhe përpërdorimin dhe mirëmbajtjen e mekanizmave bujqësor, konstatimin e shkallës së infektimit të bimëve nga sëmundjet në terren, pastaj për zgjedhjen e llojit të preparatit për mbrojtjen e bimëve nga infektimet dhe përdorimi i tyre me makinat spërkatëse- pluhurosëse, konstatimin e shkallës së demit të bimëve ng adëmtuesit si dhe trajtimi i tyre me insecticide kundër dëmtuesve, trajtimin e bimëve me herbicide kundër barërave të këqija etj.
BLEGTORI
Në drejtimin e Blegtorisë nxënësit aftësohen si të kultivojnë dhe të krijojnë kafshë shtëpiake, faktorët e brendshëm të cilët ndikojnë në formimin e vetive specifike, morfologjike dhe fiziologjike të kafshëve nën ndikimin e faktorëve të jashtëm, të cilët në forma të përhershme ndikojnë në organizmin e kafshëve, duke ndryshuar edhe vetitë e tyre, në trajtimin e kafshëve, të ushqyerit, në dhënien e ndihmës së pare të kafshëve të sëmura, dezinfektimin e objekteve, pajisjeve dhe mjeteve transportuese,trajtimin e kafshëve kundër parazitëve,insenimin artificial, kontrollin e cilësisë, sigurinë e prodhimeve me prejardhje shtazore, etj
HORTIKULTURË
Nxënësit e këtij drejtimi aftësohen të njohin bazën e tokës, nevojën e të ushqyerit të bimëve, prodhimin e fidanëve, kultivimin e luleve shumëvjeçare, kultivimin e luleve njëvjeçare, por edhe luleve në saksi, kultivimin e drurëve zbukurues, rregullimin e kopshteve, zbukurimin e ambienteve te brendshme etj. Gjithashtu ata aftësohen në kultivimin, shumimin e bimëve, mbarështimin e bimëve, prodhimin e të lashtave, fiziologjinë e bimëve si dhe biokiminë dhe inxhinierinë gjenetike. Bimët që shikohen janë kryesisht perime, pemë, lule, terrene, shkurre, fruta dhe arra.
LABORANT I BIOLOGJISE
Nxënësit që zgjedhin këtë drejtim aftësohen për procedurat e punës në laborator, përkryerjen a analizave biokimike, zhvillojnë punën praktike në entin higjenik, mësojnë principet e punës praktike në mikrobiologji etj.
BËJE ZGJEDHJEN VET, QË TË JESH I SUKSESSHËM!
https://www.facebook.com/shmatarberia