Një tjetër klub kosovar sonte do të kërkojë preznatimin e shtetit “Dardan” në kompeticionin e Europa League.
SC Gjilani do të ndeshet me skuadrën e Tre Pennes sonte me fillim nga ora 21:00, shkruan GazetaBlic.
Së pari “Skifterat” do të duhet të kalojnë një pengesë mjaft të madhe para ndeshjes që është rezultati i testimeve për koronavirus, atje ku kanë çaluar dy skuadrat tjera kosovare, Drita dhe Prishtina.
Lajm i mirë është fakti që sfida do të transmetohet drejtpërdrejtë nga Radio Televizioni i Kosovës.