111 raste të reja janë konfirmuar sot me COVID-19 nga 448 mostra të marra, duke shënuar kështu shifrën më të ulët të rasteve që nga 17 korriku ku ishin 103 raste të reja të infektimit, rezultat i 459 mostrave.
Muajin e fundit, numri i rasteve me COVID-19 ka qenë i lartë. Më 27 korrik në vend janë regjistruar 276 raste me COVID-19, numri më i madh i rasteve që nga fillimi i pandemisë.
Që nga 13 marsi kur u regjistruan dy rastet e para me koronavirus, deri tash numri ka mbërritur në 12448 të infektuar, prej tyre janë shëruar 8505 persona dhe kanë vdekur 467.
Komuna me numrin më të madh të të infektuarve është Prishtina me gjithsej 3.952 raste.