Politika e Sigurisë Nacionale të një vendi në vete ngërthen të gjithë ata faktorë përmes të cilëve një popull, një komb apo shtet krijon sistemin për arritjen e ambicjeve, synimeve të veta, ruajtjen biologjke të tij dhe ruajtjen e bazës së ekzistencës së tij ekonomike.
Popujt, kombet apo shtetet me traditë, ja kanë dalur t’i mbijetojnë rrugëtimit gjatë historisë, të përballojnë sfida dhe të shkelin shekullin XXI duke i balancuar faktorët që ndikojnë në Politikën e Sigurisë Nacionale (Politikën Ekonomike, Politikën e Jashtëme dhe Politikën e Mbrojtjës), në raport me situatat gjeopolitike dhe duke hartuar strategji afatshkuta dhe afatgjata për mënyrën e zhvillimit të Politikave të Sigurisë Nacionale.
Kjo është esenciale sidomos për kombet apo shtetet e vogla siç jemi ne shqiptarët dhe siç janë shtetet tona.
Në kuadër të tëmës së ndarjës apo shkëmbimit të tërritoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, si akt i zgjidhjës së çështjes së konfliktit shekullor në mes të Serbisë dhe shqiptarëve, prurja e kufirt të Serbisë në Ibër rrezikon prishjen e ekulibrave të Sigurisë Nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, edhe me kushtin e avancimit territorial të Kosovës në pjesën e Kosovës Lindore (Lugina e Prshevës).
Nëse ruhet ky kufi që është aktualisht, dhe nëse Kosova krijon politika të duhura, mundësia për të avancuar në pjesën Lindore gjithënji eksiston, por, nëse kufiri vie në Ibër, edhe me kushtin se tani marrim Kosovën Lindore, në një të ardhme afatmesme apo afatgjatë, brezave të ardhëshëm, nipërve dhe mbesave, stërnipëve dhe stërmbesave tona do të ju rrezikojmë ekzistencën biologjike dhe bazën e ekzistencës së tyre ekonomike, dhe kjo për këto arsye:
1. Pavarësisht arritjes së “paqës” me Serbinë, ajo në as një variantë nuk pushon qëllimet e saja armiqësore në drejtim të Kosovës dhe të shqiptarëve. Për ilustrim të kësaj po parafrazoj Dimitrie Tucoviqin i cili pas pavarësisë së Shqipërisë thotë: “ëndrra serbe për të dalur në Detin Adriatik përmes tokave shqiptare për momentin u shua, por kjo ëndërr do të rrëndoj edhe një kohë të gjatë kokat serbe”. Shteti serb, elitat politike, Kisha Ortodokse dhe elitat intelektuale ende nuk kanë hequr dhe nuk do të heqin dorë prej opcionit ushtarak për rimarrjen e Kosovës në një situatë të volitshme.
2. Kjo nënkupton që në një debalancim, apo në një gjendje kaosi të gjeopolitikës globale, në një të ardhëme niprit dhe stërniprit tanë do të përballën me msymjen ushtarake serbe. Nëse kjo elitë politike e vendosë kufirin me Serbinë në Ibër, brezave të ardhëshëm që do të përballën me mësymjen ushtarake serbe, do të ju pamundësoj mbrojtje efikase, dhe do t’i krijoj epërsi strategjike ushtrisë serbe për marrjen e pjesës më të madhe të Kosovës me goditjën e parë, dhe kjo për këto arsye:
a. Pjesa nga Ibri për në Jug të Kosovës është zonë ku relevi fillon të hapët dhe favorizon depërtimin e tankeve. Mundësia e mbrojes frontale kufizohet nga se në kombinim me msymjen në Lindje dhe Juglindje, ushtrija serbe krijon epërsi të manovrimit strategjik për t’i futur në darë forcat mbrojtëse të Kosovës.
b. Kufiri në Ibër, krijonë distancën gjeografike e cila i mundëson ushtrisë serbe të godas me artileri klasike dhe raketore në pozicionet e mbrojtjes kosovare të radhitur në frontin Verilindorë dhe Lindor të Kosovës
c. Mbetja e kufirit në pikat e tanishme në pjesën Veiore, për shkak të relefit, i detyron forcat e motorizuara serbe të lëvizin në kolonë dhe i mundësn forcave mbrojtëse kosovare organizim të mbrojtjes me prita me zjarrë të kryqëzuar. Gjithashtu, përthyerja e relefit të pjesës Veriore ulë nivelin e rendimenti të goditjeve artilerike serbe.
3. Prurja e kufirit në Ibër rrezikon bazën e ekzistencës ekonomike të brezavëe të ardhëshëm. Për shkak të rezervave të mëdha minerale që ndodhën në atë zonë, për shkak të rezervave të mëdha të ujit, mbajtja e atij territori, brezave të ardhëshëm do të ju mundësoj jëtë të dinjitetshme në raport me fqinjët, do të ju siguroi zhvillim normal të Politikave të Sigurisë Nacionale, do të stabilizoi politikën ekonomike të vendit, e cila do të ndikoj edhe në ngritjen e kapaciteteve të mbrojjes. Mbajtja e ketij territorri, mund të siguroj krijimin e kapaciteteve politike, ekonomike, dhe të mbrojtjes që në një të ardhme ta fusim në kontroll edhe pjesën e Kosoves Lindore.