Një femër në Gjilan e ka raportuar në polici një rast të dhunimit që i kishte ndodhur në muajin mars të këtij viti.
Siç është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, viktima e moshës së mitur, ka raportuar se më 3 mars është dhunuar nga i dyshuari mashkull.
Me të marrë lajmin, policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin.
I njëjti është intervistuar në prani të avokatit dhe është liruar në procedurë të rregullt.