Për shkak të temperaturave të larta, Bulevardi “Ibrahim Rugova”, nga semaforët e deri tek Sahatkulla, mbetet i bllokuar edhe për 24 orët e ardhshme.
Rrjedhimisht, kjo rrugë do të mbetet e bllokuar deri të hënën, (31 gusht), në ora 19:00.
Ndryshe, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me ministrin Arban Abrashi, kanë përuruar zgjerimin e kësaj rrugë, që u vlerësua si njëri nga projektet zhvillimore të Gjilanit.