Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është përgjigjur homologut të tij izraelit, Benjamin Netanyahu, pasi ky i fundit tha se e mirëpret marrëveshjen për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, transmeton Gazeta Metro.
Hoti ka shkruar se qeveria e Kosovës është është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike.
“Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, ka shkruar Hoti në Twitter.
Ndërsa mbrëmë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, përmes një mesazhi në Twitter ka thënë se mirëpret marrëveshjen me Kosovën, si shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem, shkruan Gazeta Metro.
“Unë e mirëpres marrëveshjen me Kosovën për të qenë shteti i parë mysliman që hap një ambasadë në Jeruzalem”, u shpreh Benjamin Netanyahu në Twitter.