Komiteti i emergjencave për parandalimin e Covid-19 nw Gjilan, ka analizuar gjendjen e 24 orëve të fundit dhe apelon për kujdes maksimal dhe respektim të masave mbrojtëse.
Në bazë të statistikave të IKSHPK, Komuna e Gjilanit nga 899 raste të përgjithshme pozitive që kishte për periudhën gjashtë mujore, 708 prej tyre janë shëruar plotësisht, 152 raste janw aktive ku 37 janë të hospitalizuar, derisa 39 pacient kanë humbur jetën.
Komiteti i emergjencave dhe Komuna e Gjilanit vazhdimisht apelon te qytetarët që të kenë kujdes maksimal në respektimin e masave, sepse është e vetmja mënyrë e normalizimit të gjendjes me Covid-19.
Bashkërisht anëtarët e komitetit kanë drejtuar kërkesën e përgjithshme për një përkushtim strikt të të gjithë qytetarëve dhe sektorit publik e privat, që rekomandimet e mjekëve ti konsiderojnë një shpresë për normalizim të gjendjes, e veçanërisht kur së shpejti pritet të filloj mësimi dhe në mbarvajtjen e tij, e domosdoshme është masat mbrojtëse, maskat, dezinfektuesit dhe distanca sociale.