Dje është asfaltuar rruga e cila të dërgon tek Penda e Përlepnicës, kjo rruga ju ka mundësuar qytetarëve ta vizitojn Pendën shkruan Radio Star.
Sot shumë qytetarë kanë vizituar Pendën e Përlepnicën pas asfaltimit të rrugës, qytetarët e pandërgjegjshëm kanë hudhur mbeturina të ndryshme për skaj liqenit duke i dhënë një pamje jo të mirë Pendës.
Me rritjen e vizitave janë shtuar edhe mbeturinat pranë liqenit.
Radio Star ka siguruar një foto ku shihet se në disa vende të ndryshme qytetarë kanë hedhur mbeturina, por përgjatë rrugës nuk mungojnë as gjësende të ndryshme të hedhura nëpër hapësira ku nuk është e lejuar apo e destinuar për mbeturina./RadioStar/