Pas deklaratave të kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, se që nga përjashtimi i saj nga LDK, ka përfunduar gjithçka me këtë parti, ka ardhur reagimi nga partia e Isa Mustafës, shkruan Gazeta Blic.
Deputetja, Lirije Kajtazi tha që momenti kur Vjosa Osmani nuk e ka votuar Isa Mustafën për kryeministri, aty ka përfunduar gjithçka që ajo të vazhdojë të mbetet në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Faktikisht prej kohës kur ajo nuk e ka votu kryeministrin e vet Isa Mustafa, aty ka përfundu gjithçka”, deklaroi Kajtazi për Gazeta Blic.
Kajtazi për Gazeta Blic tha se vazhdimi i Osmanit në LDK varet nga disponimi i saj.
“Gjithçka varet nga disponimi i saj, nëse i mungon disponimi me vazhdu me LDK-në ma mirë është me u largu”, tha Kajtazi për Gazeta Blic.Deputetja Kajtazi i doli në mbrojtje kryeministrit nga rradhët e LDK-së, Avdullah Hoti, të cilin e kishte quajtur Vjosa Osmani me fjalën “arrogant”, e Kajtazi tha se kjo nuk i përshtatet atij aspak.
“E për deklaratën që e ka dhënë për zotrin Hoti, për arrogancë, kjo është diçka që aspak nuk i përshtatet atij” përfundoi Katjazi për Gazeta Blic.
E një nga themeluesit e LDK-së, Bujar Bukoshi nuk deshi të komentojë deklaratën e Vjosa Osmanit.
“Nuk dua të komentoj, nuk kam analizë për këtë çështje”, tha Bukoshi për Gazeta Blic.