Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.
Zemaj thotë se ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë.
Postimi i Zemajt:
Donacioni i rradhës na vjen nga Soros.
Në takimin e sotëm me z. Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Shoqëri të Hapur (KFOS), u informova se Fondacioni Soros ka ndarë 1.5 milionë euro donacion për të blerë teste PCR për nevoja të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.
Ky do të jetë një kontribut i vlefshëm në rritjen e fuqisë testuese për diagnostikimin e infeksionit Covid-19 në Kosovë dhe gjithashtu edhe për krijimin e mundësive më të mëdha për rritjen e testimeve molekulare.
Shpreha falënderimin në emër të Ministrisë së Shëndetësisë për përkrahjen e këtij segmenti të rëndësishëm në luftën kundër Covid-19
Gjithashtu falenderoj edhe kryeministrin z. Avdullah Hoti për angazhimin e tij për dhe rreth këtij donacioni duke inicuar atë.