Kuvendi i komunës së Vushtrrisë, bashkë me gjitha partitë politike kanë aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për fëmijët e porsalindur, shumën të cilën do ta përfitojnë është 120€uro, këtë e ka konfirmuar i pari i kësaj komune, Xhafer Tahiri
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur të Vushtrrisë,
Kuvendi i Komunës me vendim unanim nga të gjitha partitë politike, sot ka aprovuar ndarjen e mjeteve buxhetore për realizimin e subvencionit prej 120€ për fëmijët e prosalindur (përfitojnë të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2020).
Prindërit mund të shkarkojnë formularin e aplikimit online në web faqen e Komunës dhe të dorëzojnë atë bashkë me dokumentet përcjellëse në zyrën pritëse të Komunës.