Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive.
Sipas njoftimit nga IKSHPK brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Që kur u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri më tani, numri total i rasteve pozitive është 14 mijë e 566 raste nga 57 mijë e 239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Deri më sot janë regjistruar 589 raste të vdekjes.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.705. Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 9 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Viti dhe Vushtrri”.