Brenda 24-orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndëshkuar 825 qytetarë për mos respektim të ligjit anticovid-19.
Tiketat, sipas policisë janë shqiptuar në rajone të ndryshme të Kosovës.
Gjatë shqiptimit të tyre, në disa raste të dyshuarit kanë penguar zyrtarët policorë.