Sot (e martë) ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare aktori dhe politikani, Adem Mikullovci.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e aktorit, Lumnije Mikullovci përmes një shënimi të shkurtër në Facebook.
“Sonte pas mesnatës në ora 00:20 ndërroi jetë më i dashuri jonë Adem Mikullovci!
Për informata tjera dhe ceremoninë e varrimit ju lajmërojmë”, ka shkruar Lumnija në Facebook.
Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatër, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.
Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i Kuvendit i cili shpalli deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar.