Që nga votimi i Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ligjërisht iu dha e drejta për të shqiptuar gjoba në rast të thyerjes së këtij ligji.
Por gjatë ditëve të fundit Policia e Kosovës është duke bërë të ditura tiketat të cilat po shqiptohen në bazë të këtij ligji.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Kosovës janë shqiptuar 873 tiketa për mos-respektim të ligjit anti-COVID, raporton Indeksonline.
Kësisoj i bie që brenda dy ditëve nga policia u shqiptuan gjithsej 1 mijë e753 tiketa në drejtim të qytetarëve që nuk respektuan masat e vendosura për parandalimin e virusit COVID-19.
Kosova vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga ky virus, ku numri i të infektuarve ka arritur në 14 mijë e 839 persona, 604 viktima dhe 11 mijë e 949 persona të shëruar.