Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli, i ka kujtuar disa shprehje trajnerit të njohur kosovar, Ismet Munishi, i cili kishte paralajmëruar klubet kosovare para se të riniste kampionati në vend pas pandemisë, shkruan Gazetasheshi.com.
Kampioni i Kosovës bëri një paraqitje shumë të mirë në “Tose Proeski”, duke mundur me lojë e me rezultat ekipin maqedonas, Sileks.
Ekipi i Ardian Nuhiut fitoi me rezultat të pastër, 2:0, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë.
“Ciu ciu”, ishte postimi i Murselit në Facebook, duke ia kujtuar Munishit shprehjen e tij pas rifillimit të kampionatit nga pandemia.
Publikimi i presidentit të Dritës, Valon Murseli, pasi që skuadra e tij u kualifikua në rundin e tretë të EL