Në Karaçevë, kanë përfunduar rrënimet e 11 objekteve të kazinove ilegale.
Aksioni që nisi mbrëmë vonë, ka përfunduar tek në orët e mëngjesit të sotëm.
Njësia Speciale e Kosovës së bashku me pjesëtarët tjerë të Policisë kanë bastisur dhe arrestuar ata që zhvilluan veprimtari të paligjshme në këtë zonë kufitare me Serbinë.
33 persona janë arrestuar, 10 prej të cilëve ishin zyrtarë policorë.
Pamje: