Kryetarja e kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, dje në qytetin e Gjilanit ka zhvilluar një takim shkruan Radio Star.
Vjosa Osmani pasi kishte lajmëruar se tani më është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ajo ka filluar të bëjë një hapë para pasi do të bëjë themelimin e një partije të re në Kosovë, pas ndarjes nga LDK-ja.
Vjosa Osmani dje ka takuar kryetarët e nëndegëve në Gjilan, të pranishëm u panë edhe themeluesit e LDK-së në Gjilan.
Në këtë takim ishin bashkë me Vjosa Osmanin, Nazmi Musa, Murat Hoxha, Halil Bllaca, Albin Devaja, Naser Arifi, Milot Stublla,Nijazi Huruglica, edhe nuk dihet qëllimi i këtij takimi i cili u zhvillua në qytetin e Gjilanit, në ditën e djeshme./RadioStar/