Nga 13 marsi e deri më sot numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë, ka arritur në 15 mijë e 142 raste.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga ky virus janë shëruar 12 mijë e 674 persona.
IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes ka shkuar në 615.
Ndërkaq numri i rasteve aktive është 1 mijë e 853.
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë). Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853