Kryeshef ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi, ka thënë se mediat duhet të jenë më të kujdesshme në raportimin sa i përketë dosjeve që po arrijnë në zyrtat e OVL-së.
I ftuar në Info Magazine Latifi tha se nuk duhet publikohen emrat e personave që janë në ato dosje.
“Duhet të jemi të kujdesshëm në publikimin e emrave të personave që janë pjesë e këtyre dosjeve. Duhet të ketë kujdes gjatë raportimit, duhet të ketë më shumë durim dhe bashkëpunim me organet përgjegjëse”.
“Ligji për Gjykatën Speciale është votuar në Kuvendin e Kosovës dhe duhet pasur kujdes dhe respekt në trajtimin e këtyre dosjeve“.
Latifi mes tjerash u kërkoi mediave që për shkak të procesit dhe reagimeve që mund të ngjallen të kenë kujdes në raportim për këtë çështje.
“Në asnjë moment nuk thash se po kërcënohet mediat, mirëpo është çështje e ndjeshme mendoj se kjo situatë duhet të raportohet në mënyrë të kujdesshme që mos me ngjallë reagime tek institucionet, të kemi kujdes gjatë raportimit pasi ka familjar dhe duhet të mos gjallin reagime”.
“Në aspektin profesional, duhet të ketë kujdes se si paraqiten të dhënat që kanë ndjeshmëri”.
“Prapë po insistoj që gjatë raportimi të ketë kujdes që mos të dëmtohet procesi i palëve të përfshira dhe procesit gjyqësor”.
“Të raportohet aq sa lejohet dhe të mos ketë dëmtim të procesit”, deklaroi Latifi