Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se Shukri Sylejmani në kohën e tij, ka mbajtur gjallë jetën kulturore e sportive në Gjilan shkruan Radio Stat.
Ismajli ka thënë se me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të Presidentit historik të S.C Gjilanit.
Shkrimi i plotë:
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të Presidentit historik të S.C Gjilanit, Shukri Sylejmani. Shuka, ishte një strateg i udhëheqjes së skuadrës. Ai investoi shumë mund e djersë për ta avansuar ekipin e S.C Gjilanit, në majet më të larta të futbollit vendor. Vepra dhe heroizmi i tij në kohët më të vështira të popullit shqiptarë, ka qenë vlera më e lartë sublime e Shukri Sylejmanit, duke e mbajtur gjallë jetën kulturore e sportive në vend. Përjetësisht falënderues e mirënjohës ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të Shukri Sylejmanit.
Ngushëllime familjes, miqve dhe tifozëve.
U prehsh në paqe President!