Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në facebook, ka treguar se deri më tani në Gjilan, janë 76 raste aktive me koronavirus shkruan Radio Star.
Në qytetin e Gjilanit, janë në pritje të rezultateve 15 mostra, Haziri apelon qytetarët që të respektojn masat anti-covid.
Shkrimi i plotë:
Gjilani me veç 76 raste aktive me COVID-19, në ditën e 194-të të përballjes me pandeminë #COVID-19. Gjendja e përgjithshme është kjo: 996 të infektuar në total, 876 të shëruar, 17 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 15 mostra në pritje. Apeloj që të vazhdoni t’i respektoni masat anti-COVID-19, pasi është mënyra e vetme për parandalimin e përhapjes së infeksionit!/RadioStar/