Klubi gjilanas Drita, sot do të zhvilloj ndeshjen kundër Legias nga Varshava, komiteti ekzekutiv i FFK-së ka vendosur të shtyej ndeshjen mes Prishtinës dhe Dritës, ky vendim vjen pasi dihet se klubi Drita është i vetmi ekip kosovar i cili merr pjesë në garat europiane.
Në raundin e tretë të Europa Ligës, Drita sonte do të luaj si mysafirë i Legias nga Polonia, ndeshje zhvillohet në ora 20:30.
Komunikata e plotë:
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 3-të të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila në bazë të orarit të mëparshëm ishte paraparë të zhvillohej të dielën, më 27 shtator, në orën 13:30. Një vendim të tillë KE i FFK-së e ka marrë në interes të futbollit kosovar, duke pasur parasysh se Drita është skuadra e vetme që është ende në garat evropiane. Kësisoj, ndeshja Prishtina – Drita do të luhet në një termin tjetër të lirë, i cili do të caktohet me kohë nga Komisioni i Garave.