Sot në qytetin e Gjilanit, ka arritur donacioni i dërguar nga Mehmet Sopa, 23 shtretër sot janë dorëzuar për spitalin Regjional dhe QKMF-të shkruan Radio Star.
Nënkryetari Ismajli, ka falenderuar Mehmet Sopën, i cili asnjëherë nuk rreshti së vepruari, me donacionet e tij të shumta.
Shkrimi i plotë:
Kontributi i pashoq i z. Mehmet Sopa, për vend e atdhe, dëshmohet çdoherë, si në kohë krizash ashtu edhe në kohë të mira. Shpërfaqja e një zemre të madhe, drejtuar qytetarëve, është forma më e mirë sublime e një bashkëqytetari i cili punon dhe ëndërron për vendin e tij. Mehmeti paraqitet çdoherë, aty ku është nevoja.
Edhe ky donacion me shtretër nga Mehmet Sopa, do të përmisoj dukshëm shërbimet shëndetësore për qytetarët. Qëllimi i Mehmetit nëpërmjet këtij donacioni është vullneti dhe dëshira për të ndihmuar sistemin shëndetësor dhe të rrisë shpresat e mundësitë për qytetarët tanë.
Përgjithmonë falënderues ndaj z. Mehmet Sopa, i cili asnjëherë nuk rreshti së vepruari, me donacionet e tij të shumta të cilat ndikuan drejtpërsëdrejti në përmisimin e kushteve dhe modernizimin e ambientit ku qëndrojnë pacientët tanë.
#bashkeiadalim