Një e mitur nga Gjilani e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar në Polici se gjatë muajve janar dhe shkurt të këtij viti është dhunuar nga një i dyshuar i moshës madhore.
Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin ka arrestuar të dyshuarin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.