Mëngjesin e së enjtes, zyrtarët e agjencive të zbatimit të ligjit nga Policia e Kosovës, Inspektorati Policor i Kosovës kanë nisur një aksion të madhë në rajone të ndryshme të Kosovës, nën dyshimet për veprimtari të ndryshme kriminale.
Ky aksion sipas njoftimit të Prokurorisë Themleore të Gjilanit është vazhdim i operacionit të zhvilluar më 18 Shtator 2020, në zonën e Karaçevës dhe rajone tjera të Kosovës, për shkak të dyshimit të përfshirjes në veprimtari kriminale.
Burime të gazetës Objektiv brenda organeve të sigurisë, kanë bërë të ditur se nga ky aksion shume shpejt priten arrestime të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.
Shënjestër e organeve të rendit, sipas po këtyre burimeve, janë dhjetëra biznese të vogla dhe të mëdha në këtë zonë të Kosovës, si dhe qytetarë që dyshohet se merren me kontrabandë.