Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës nuk e mohojnë përfshirjen në qeverinë e kryeministrit Avdullah Hoti.
Por “ofertën” e mundshme të LDK-së prej dy ministrive dhe postit të presidentit e konsiderojnë jo serioze dhe imagjinuese, përderisa me të njëjtën dallojnë shumë pak për nga numri i deputetëve.
“Në kryesi të PDK-së nuk është shtruar kjo temë në tavolinë. As tema e presidentit, e as tema e zgjerimit të qeverisë, as riformatizimit të qeverisë nuk kanë qenë tema të PDK-së në shumë mbledhje që i kemi pasur gjatë kësaj kohe…16:23 asnjëherë nuk ka qenë bisedë serioze, ne nuk duam të kufizojmë imagjinatën askujt në këtë qytet të zhvillojë, por asnjëherë nuk ka qenë temë dhe nuk është serioze, dy ministri me 24 deputetë. Sa deputetë i ka LDK-ja në Kuvend, 70 ata i kanë 20 e diçka dhe nuk e kemi marrë shumë seriozisht… 17:14 kjo temë nuk është shtruar asnjëherë në PDK as për mua, as për Vlorën por është më shumë opinion i mediave dhe njerëzve të caktuar. Por në PDK- dhe unë e personalisht e shoh të padrejtë dhe pamoralshme kur e kemi presidentin në detyrë, Hashim Thaçi”, thotë ai për Kosovapress.
Hoxhaj thotë se vijat e kuqe gjithmonë i kanë vendosur ata duke marrë partitë tjera në pushtet.
“Qasja e kryetarit Mustafa është shumë konstruktive e kuptojmë logjikën e tij, por vijat e kuqe nuk i kemi marrë seriozisht as kur i ka vendos LDK-ja, e as LVV-ja. Vijat e kuqe neve na vendosin qytetarët. 12 vjet prej 2007 deri në 2019 ne i kemi vendosur vijat e kuqe. Ne kemi vendos kur kemi marrë LDK-në në pushtet 2007-2010, kur e kemi marrë AKR-në pushtet, kur e kemi marrë prapë LDK-në në pushtet, AAK-në në pushtet”, u shpreh Hoxhaj.