Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe dy pacientë si pasojë e coronavirusit, ndërsa janë konfirmuar edhe 49 raste të reja pozitive nga 680 testime të kryera.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Zemaj njofton po ashtu se edhe 53 pacientë kanë fituar betejën me virusin corona.