Kanë filluar punimet në rrugën N25.2, hyrja e qytetit të Gjilanit, ose rruga që ndryshe njihet si ajo për Prishtinë e cila është e një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunës së Gjilanit.
Në nisje e punimeve kishte marrë pjesë kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri morën pjesë edhe kryeministri Avdullah Hoti, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe përfaqësues të BERZH-it.
Kjo rrugë do të jetë me katër korsi në gjatësi prej 7.3 kilometra dhe që financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ky është projekti i parë në infrastrukturë por që i hap rrugë shumë të tjerave në vazhdim.
Foto: