Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka propozuar ndryshimin-plotësimin e Ligjit për Automjete, duke theksuar se ata të cilët votojnë kundër janë pro monopolit të Devollëve.
Sipas tij, votimi i ndryshimit të këtij ligji nis shkapjen e shtetit.
“Me këtë projektligj këtij grupi i prihet një damar i kapjes së shtetit dhe fillon shkapja. Ky projektligj e ka vetëm një nen. Ata që janë kundër këtij projektligji janë pro mbrojtjes së interesave të Devollit”, theksoi ai.
Murati tha se për shkak të homologimit po bëhet zhvatje vjetore deri në 4 milionë euro.