Kryeministri Avdullah Hoti, dje kishte paralajmëruar se Kosova rrezikohet nga një valë re e Covid-19 shkruan Radio Star.
Disa portale kanë thënë se në 4 komuna të Kosovës do të vendoset ora policore, nga këto komuna ishte e përfshier edhe Gjilani.
Ora policore ishte paraparë në këto komuna të vendoset nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, për Radio Star, ka thënë se nuk ka ende diçka konkrete rreth kësaj informate, ku në qytetin e Gjilanit mund të vendoset orë policore./RadioStar/