Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nxjerrë Urdhër Operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.
Ky vendim është marrë duke u bazuar në numrin në rritje të rasteve me COVID 19 dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe mbrojtjes së shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese, ka njoftuar SHKK përmes një njoftimi.
Sipas këtij shërbimi vendimi do të hyjë në fuqi që nga data 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.
“Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësojnë telefonatat me të shpeshta dhe përmes sistemit të komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi të përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në Institucione”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues.
Ky vendim nuk do të vlejë për Institucionin e Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim.
Njoftim nga SHKK
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se duke pas për bazë numrin në rritje të rasteve me COVID 19 në shtetin tonë, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë dhe mbrojtjes së shëndetit të burgosurve dhe stafit në institucionet korrektuese, Shërbimi Korrektues i Kosovës është detyruar që të ndërmarrë veprime të nevojshme, me ç` rast ka nxjerrë Urdhër Operativ për ndalimin e përkohshëm të vizitave familjare, vizitave të organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.
Kjo ndalesë fillon së zbatuari nga 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.
Si alternativë në të gjitha institucionet korrektuese do mundësohen telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale. Po ashtu, për shkak të ndalimi te përkohshëm të vizitave, pastrimi i rrobave për të burgosur do të organizohet në institucione.
Nga ky vendim përjashtohen Institucioni i Avokatit të Popullit dhe mbrojtësit rasteve të gjykimit, të cilat janë në zhvillim.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin e gjerë rreth hapave në vazhdim.